Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu e bëri këtë pretendim në bisedat e tij telefonike me Sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace, ministrin francez të Mbrojtjes Sebastien Lecornu dhe ministrin turk të Mbrojtjes Hulusi Akar, shkruan The Kyiv Indepedent, përcjell Fol Drejt.
Në mëngjesin e 23 tetorit, agjencia shtetërore ruse RIA Novosti raportoi, duke cituar burime, se forcat ukrainase po planifikonin të përdornin një “bombë të pistë” ose një “bombë të vogël bërthamore”. Mykhailo Podolyak, një këshilltar i kreut të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, i quajti pretendimet e Shoigut si “absurde”. “Një absurditet absolut dhe mjaft i parashikueshëm i thënë nga ata që ende vazhdojnë të besojnë se është e mundur të gënjehet paturpësisht. Dhe dikush do ta besojë atë”, tha Podolyak për Liga, një media ukrainase e lajmeve.
Ka pasur spekulime se pretendimet e Kremlinit për një bombë të pistë ukrainase janë përgatitje për një sulm me flamur të rremë nga Rusia. /FolDrejt/