Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shoigu thotë se urdhri i “mobilizimit të pjesshëm” të shpallur nga Rusia në shtator është kompletuar.
Duke folur në një takim me presidentin Vladimir Putin të transmetuar në televizionin shtetëror, Shoigu tha se 82,000 rekrutë të mobilizuar ndodheshin në zonën e konfliktit, me 218,000 të tjerë në stërvitje, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Gjatë konferencës, Putin përshëndeti gjithashtu “patriotizmin” e rezervistëve të mobilizuar në Ukrainë./FolDrejt/