Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, inspektoi grupin e trupave ruse “Lindje” në zonën e Donjeckut jugor në zonën e “operacionit special ushtarak”, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
Shoigu vizitoi postin e kontrollit përpara të njërit prej formacioneve, ku dëgjoi raportin e komandantit, gjeneral-kolonelit Rustam Muradov dhe oficerëve të shtabit, për situatën aktuale dhe veprimet e trupave, raporton RIA Novosti.
Sipas raportimeve, Shoigu i kushtoi vëmendje të veçantë organizimit të mbështetjes gjithëpërfshirëse për trupat, duke përfshirë kushtet për vendosjen e sigurt të personelit, si dhe punën e njësive mjekësore dhe të pasme./FolDrejt/