Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu thotë se Ukraina vazhdoi të bombardojë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, duke krijuar qëllimisht kërcënimin e një katastrofe të mundshme bërthamore, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Shoigu tha se forcat ruse po merrnin “të gjitha masat” për të garantuar sigurinë e termocentralit bërthamor përballë asaj që ai e quajti “terrorizëm bërthamor” nga Kievi.
Ukraina mohon ta ketë bombarduar objektin, i cili ka qenë nën kontrollin e forcave ruse që nga fillimi i luftës./FolDrejt/