Pas tërheqjes së policëve serbë nga detyra në Policinë e Kosovës, ka reaguar ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq.
Siç raporton Tanjug, Vuçeviq ka kërkuar nga KFOR-i që të mos e lejojë Albin Kurtin t’i dërgojë policët shqiptarë në veri për t’i zëvendësuar me ata serbë.
Sipas Vuçeviqit, KFOR “nuk duhet të lejojë Albin Kurtin të dërgojë policë shqiptarë në veri të Kosovës për t’i zëvendësuar me ata serbë dhe kështu ta bëjë ‘pushtimin’ e katër komunave në veri”, transmeton Fol Drejt./FolDrejt/