Millosh Vuçeviq, ministër i Mbrojtjes së Serbisë sot tha se ne mund të kthehemi në institucionet e Kosovës nëse Prishtina përmbushë obligimet që ka, si dhe nëse respekton Marrëveshjen e Brukselit.
“Serbët do të kthehen në institucione, kjo nuk është braktisje e përhershme e institucioneve, kjo është pezullim deri në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe përmbushjen e obligimeve nga Prishtina. Pala serbe ka përmbushur gjithçka, por pala shqiptare jo”, tha ndër të tjera ai, transmeton Fol Drejt.