Ministri i Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme, Tomislav Momiroviq, dënoi sot vendimin e Kosovës për ndalimin e qarkullimit të lirë të mallrave nga Serbia, duke thënë se një vendim i tillë është krejtësisht në kundërshtim me të gjitha parimet evropiane që përfshijnë qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.
Ai theksoi se qeveria e Kosovës ka kohë që po bën gjithçka për të kërcënuar vendosjen e stabilitetit ekonomik në Ballkanin Perëndimor, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme.
Shtohet se Qeveria e Serbisë, së bashku me partnerët e saj nga Ballkani Perëndimor, po bëjnë përpjekje për të relaksuar dhe lehtësuar qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave, me qëllim të përparimit dhe zhvillimit ekonomik të Republikës së Serbisë, si dhe gjithë rajonin./FolDrejt/