Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, duke komentuar zhvillimet në Kosovë gjatë ditës së djeshme, ka thënë se muaji i ardhshëm duhet të përdoret për marrëveshje dhe diplomaci mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ai ka theksuar se nuk pret asgjë nga Prishtina, por se pret që Bashkimi Evropian, i cili ka nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit, të formojë Asociacionin e komunave serbe.
“Unë pres që SHBA-ja, e cila ka treguar se ka ndikim të madh në Kosovë, të vazhdojë ta përdorë atë për mirë, … dhe të vazhdojë të përdorë ndikimin për të arsyetuar Kurtin për të arritur një zgjidhje. Në thelb, kjo nuk është çështje e Prishtinës dhe Beogradit, kjo është çështje e Beogradit dhe BE-së dhe vendeve që kanë ndikim në Kosovë”, tha Vulin, shkruan Radio Evropa e Lirë në Serbi, transmeton KlanKosova.tv.