Ministri i Ekonomisë së Serbisë, Rade Basta, përmes një postimi në Instagram ka kërkuar që ministrat e Qeverisë së Serbisë të deklarohen për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, pasi presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është nën presion të madh për këtë, shkruan Danas, përcjell Fol Drejt.
Vendi ynë tashmë po paguan një çmim të lartë për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe po bëhet i paqëndrueshëm. Unë si ministër i Ekonomisë nuk mund të pranoj se sa presion po i bëhet presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe ne heshtim. Prandaj jam për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, qëndroj pranë presidentit Vuçiq në mbrojtje të interesave shtetërore dhe kombëtare dhe kam besim absolut tek ai. Për këtë arsye kërkoj nga Qeveria e Serbisë dhe të gjithë ministrat që të deklarohen për këtë çështje”, thuhet në një postim në llogarinë e Radet Bastas në Instagram. /FolDrejt/