Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar se veterani i ushtrisë serbe, Sinisha Jevtic, është arrestuar, raporton Fol Drejt.
“Menjëherë pas hyrjes në Kosovë për t’iu bashkuar trazirave të dhunshme, veterani i ushtrisë serbe Sinisha Jevtic u arrestua. Ai ishte shoqëruar në kufirin e Kosovës nga deputeti ultra-nacionalist serb Erak Strahinja, nga një parti pro-ruse e ekstremit të djathtë.”, shkroi Sveçla në Twitter.
Shortly after entering Kosova to join the violent riot, Serbian army veteran Sinisha Jevtic was arrested. He had been escorted to the Kosova border by ultra-nationalist Serbian MP Erak Strahinja, from a pro-Russian far-right party. 1/1 pic.twitter.com/FcUtBW4hie
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) May 31, 2023
Sveçla njoftoi se në luftën e Kosovës Jevtic ka luftuar edhe në Koshare.
“Ai shfaq me krenari medaljet nga Kasapi i Ballkanit, Millosheviq. Para se të vinte në Kosovë, Jevtic shpërndau trakte duke u kërkuar veteranëve që të mobilizohen për “çlirimin përfundimtar të tokës së shenjtë”, duke iu referuar Kosovës.”, u shpreh tutje ministri. /FolDrejt/