Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmes një postimi në facebook, ka përgëzuar Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe institucionet e tjera për përfundimin me sukses të operacionit “Brezovica”.
Ai ka thënë se janë të vendosur që të zbatojnë maksimalisht ligjin dhe të gjithë shkelësit e keqpërdoruesit të vendosen para drejtësisë dhe organeve kompetente, transmeton Fol Drejt.
Tutje, Sveçla është shprehur se lufta kundër korrupsionit, krimit dhe zhvatësve të pasurisë publike do të vazhdojë./FolDrejt/