Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla ka pritur në takim të lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Çağrı Sakar. Me këtë rast Sveçla e falënderoi ambasadorin Sakar për angazhimin e tij në avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Turqisë, transmeton Fol Drejt.
Gjatë takimit ministri Sveçla e falënderoi ambasadorin Sakar për angazhimin e tij, sidomos në avancim e bashkëpunimit në fushën e sigurisë. Në këtë takim u ritheksuan raportet e shkëlqyeshme dhe u vu në pah se bashkëpunimi do të vijojë, duke krijuar gjithnjë mundësi të reja për shumë fusha të cilat janë në interes të qytetarëve të të dy vendeve.
Ambasadori Sakar e falënderoi ministrin Sveçla për gatishmërinë e vazhdueshme për bashkëpunim mes dy vendeve në ngritjen e çështjeve kur ka qenë në pyetje interesi i qytetarëve. Ai theksoi se mbështetja e vazhdueshme e Republikës së Turqisë për Republikën e Kosovës, do të vijojë në shumë fusha edhe në të ardhmen.
Në fund ministri Sveçla duke i uruar suksese në detyrat e tija të reja, i uroi të gjitha të mirat për ambasadorin dhe familjen e tij, duke vënë në pah se Kosova do të jetë vendi ku ai do të jetë gjithnjë i mirëpritur./FolDrejt/