Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka pritur në takim lamtumirës Shefin e Zyrës Diplomatike të Belgjikës, z Julien Sassel, i cili po e përfundonin misionin e tij në Republikën e Kosovës, transmeton Fol Drejt.
Në këtë takim ministri Sveçla dhe z. Sassel, biseduan për bashkëpunimin e ndërsjellë mes MPB-së dhe shtetit të Belgjikës, ku me këtë rast ministri Sveçla e falënderoi për mbështetjen që kanë dhënë për Republikën e Kosovës, në procese të ndryshme.
Sassel e falënderoi ministrin Sveçla për përkushtimin, si dhe ritheksoi gatishmërinë e shtetit të Belgjikës për zgjerim të bashkëpunimit në fushat që mbulon Ministria e Punëve të Brendshme.
Në fund ministri Sveçla i uroi, z. Sassel suksese në misionin e tij të radhës