Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka pritur një delegacion amerikan të prirë nga, Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit, znj. Lisa Johnson, transmeton Fol Drejt.
Më këtë rast ministri Sveçla ka vënë në pah bashkëpunimin e shkëlqyer mes Institucioneve të Kosovës, në veçanti të MPB-së dhe agjencive të saj me SHBA-të, i cili përmes programeve mbështetur nga INL, ICITAP dhe të tjera, po vazhdojnë të mbështesin procese të rëndësishme, të cilat po ndihmojnë në sundimin e rendit dhe të ligjit në Republikën e Kosovës.
Ministri Sveçla theksoi se Republika e Kosovës është e përkushtuar në luftën e pakompromis në luftimin e krimit dhe korrupsionit me theks të veçantë në luftimin e trafikimit të narkotikëve, trafikimit me qenie njerëzore dhe trafikimit të armëve etj.
Ndërsa znj. Johnson përgëzoi arritjet e deritanishme si dhe theksoi se ministria e Punëve të Brendshme është një partner i rëndësishëm, dhe për këtë vlerësoi se bashkëpunimi për forcimin dhe zbatimin e ligjit do të vazhdojë.
Të dy palët u dakorduan që të intensifikojnë bashkëpunimin në luftimin e krimit dhe dukurive tjera negative për të kontribuar jo vetëm në sigurinë e vendit por dhe në stabilitetin rajonal./FolDrejt/