Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka pritur në takim shefin e ri të UNDP-së në Kosovë, z. Nuno Queiros, të cilin e përgëzoi për detyrën e re, transmeton Fol Drejt.
Në këtë takim ministri Sveçla theksoi se për Ministrinë e Punëve të Brendshme, UNDP është një partner i rëndësishëm, ndërsa diskutuan për projektet që janë duke u zhvilluar suksesshëm aktualisht. Për këtë ministri Sveçla e falënderoi shefin e UNPD-së, për mbështetjen e vazhdueshme që janë duke dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe për agjencitë e saj.
Ndërsa shefi i ri në UNDP-së, z. Nuno Queiros, falënderoi ministrin Sveçla për gatishmërinë e tij për të zgjeruar bashkëpunimin edhe më tutje. Ai theksoi se UNDP do të vazhdojë të mbështesë MPB-në për realizimin e objektivave të saja.
Kujtojmë se aktualisht UNDP dhe SEESAC, janë duke e mbështetur fushatën që është duke e zhvilluar Ministria e Punëve të Brendshme për parandalimin e të shtënave festive: ”Festo me Zemër, jo me armë”./FolDrejt/