Ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim zëvendës-drejtorin e Përgjithshëm për Migrim dhe Punë të Brendshme në Komisionin Evropian, z. Oliver Onidi, transmeton Fol Drejt.
Në këtë takim, ministri Sveçla e ka njoftuar z. Onidi për angazhimin e tij dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme në luftimin e migrimit të parregullt dhe kontrabandës, si pjesë integrale e luftës ndaj krimit të organizuar dhe çdo fenomeni tjetër që cenon sigurinë e Republikës së Kosovës dhe të rajonit.
Me rastin e vizitës së z. Onidi dhe ekipit të tij në Ministrinë e Punëve të Brendshme, vihet në pah gatishmërinë e të dy palëve për bashkëpunim dhe përkrahje të mëtutjeshme në fushat e përbashkëta.