Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla ka pritur në takim tre policët e liruar sot nga Serbia pasi javë më parë u kidnapuan brenda territorit të Kosovës.
“Ky rast i montuar të mbyllet pa kushte, Serbia të gjykohet për agresionin e saj”, ka thënë ministri Sveçla pas lirimit të policëve, transmeton Fol Drejt.