Ministri i Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla ka vizituar sërish veriun e vendit sot.
Lajmin për media e ka konfirmuar edhe zëvendëskomandanti i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elashani.
Elshani ka thënë se ministri ka vizituar vendin ku pretendohet të ndërtohet Qendra Regjionale për trajnim për patent shofer.
Më tutje, Elshani ka thënë se ministri ka vizituar edhe disa pjesë të veriut.
Sveçla ka qëndruar edhe dje në veri, po ashtu në komunën e Zubin Potokut. Me dy zyrtarë të tjerë dhe i shoqëruar nga Policia e Kosovës, ai kaloi me katër biçikleta nëpër zonat malore të fshatit Bërnjak.