Ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar i tha sot homologut të tij rus Sergei Shoigu se Moska duhet të rishqyrtojë pezullimin e pjesëmarrjes së saj në marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB që rivendos eksportet e grurit nga Ukraina.
Marrëveshja e arritur nga Ukraina dhe Rusia më 22 korrik në Stamboll, me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë, ka sjellë deri më sot eksportin e disa milionë tonëve produkte ushqimore nga portet e Detit të Zi në Ukrainë.
Në deklaratën e Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë për bisedën telefonike mes dy ministrave, thuhet se Akar i ka thënë Shoigut se është shumë e rëndësishme që marrëveshja e grurit të vazhdojë, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.