Ukraina ka eksportuar pothuajse 14.3 milionë tonë drithë deri më tani në sezonin 2022-2023, 30.7 për qind më pak nga 20.6 milionë tonë të eksportuara në të njëjtën fazë të sezonit të kaluar, tregojnë të dhënat e mbledhura nga ministria e bujqësisë e vendit.
Të dhënat treguan se eksportet e deritanishme në sezonin korrik 2022 deri në qershor 2023 përfshinin 5.4 milion ton grurë, 7.7 milion ton misër dhe 1.2 milion ton elb, raporton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Qeveria e Ukrainës ka thënë se fermerët e vendit mund të korrin mes 50 milionë dhe 52 milionë tonë drithë këtë vit, nga një rekord prej 86 milionë tonësh në vitin 2021 për shkak të humbjes së tokës për forcat ruse dhe rendimenteve më të ulëta./FolDrejt/