Kjo do të ishte një situatë e favorshme për të gjitha vendet, tha Reznikov.
NATO duhet të konsiderojë t’i japë Ukrainës anëtarësimin “de fakto” në vend të “de jure” anëtarësimit në aleancë, kur të shqyrtojë strategjinë e saj për 10 vitet e ardhshme në samitin e ardhshëm në fund të qershorit, tha sot ministri ukrainas i Mbrojtjes, Alexei Reznikov.
“Unë mendoj se nëse po flasim për anëtarësimin e Ukrainës në NATO de facto, dhe jo de jure, kjo mund të jetë një ide e mirë në këtë strategji”, tha Reznikov në forumin GLOBSEC 2022 në Bratislavë përmes lidhjes video, shkruan Reuters, transmeton Fol Drejt.