Duke pasur parasysh nivelin e humbjeve të saj në Ukrainë, ushtria ruse ka humbur fuqinë dhe do t’i duhen të paktën pesë vjet për t’u rikuperuar, tha ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Sipas inteligjencës së NATO-s, rusët kanë humbje të mëdha tankesh, artilerie, transportuesish të blinduar të personelit dhe ushtarëve”, citohet të ketë thënë Reznikov nga Ukrainska Pravda, një gazetë në internet.
“Forcat e rregullta të armatosura të Federatës Ruse mund të rikthehen në pesë vjet”, tha ai, duke shtuar se e njëjta gjë vlen edhe për rezervat e raketave të Rusisë./FolDrejt/