Ukraina ka nevojë për më shumë armë për të thyer rrethimin e Mariupolit, thotë ministri i Jashtëm i vendit Dmytro Kuleba.
Mediat e huaja kanë raportuar se Rusia mund të jetë në prag të pushtimit të plotë të Mariupolit, shkruan BBC. Qyteti port jugor ka pësuar sulme shkatërruese që nga fillimi i luftës.
“Mariupol është në një situatë të dëshpëruar. Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur civilët dhe mbrojtësit”, tha Kuleba.
“Por për të thyer rrethimin e Mariupolit dhe për t’i shpëtuar ata, kemi nevojë për më shumë armë dhe ne po punojmë me partnerët tanë për t’i marrë,” shtoi ai.
Presidenti i SHBA Joe Biden premtoi të mërkurën 800 milionë dollarë shtesë ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Duke folur për nevojën për më shumë armë, Kuleba shtoi: “Nëse Ukraina nuk merr armët e nevojshme brenda pak ditësh, do të thotë se do të vriten më shumë civilë, do të kryhen më shumë mizori dhe më shumë fshatra dhe qytete ukrainase të rrënuar si rezultat i ofensivës ruse”