Pas një vale sulmesh raketore në të gjithë Ukrainën këtë mëngjes, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka dënuar forcat ruse për goditjen e “infrastrukturës kritike”, raporton BBC, transmeton Fol Drejt.
Ai tha në Twitter: “Në vend që të luftojë në fushën e betejës, Rusia lufton civilët. Mos i justifikoni këto sulme duke i quajtur “përgjigje”. Rusia e bën këtë sepse ka ende raketa dhe vullnet për të vrarë ukrainasit.”/FolDrejt/