Ministri i financave i Ukrainës thotë se mbështetja financiare perëndimore nuk është “bamirësi”, por “vetëruajtje” në mbrojtjen e demokracisë, ndërsa Ukraina riparon infrastrukturën elektrike dhe ngrohjen e dëmtuar nga sulmet ruse, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Nuk është bamirësi të mbështesësh Ukrainën,” tha Serhiy Marchenko.
“Ne po përpiqemi të mbrojmë lirinë dhe demokracinë e të gjithë botës së qytetëruar”.
Në një intervistë të enjten, Marchenko tha për Associated Press se ai beson se zyrtarët e Bashkimit Evropian do të zgjidhin një mosmarrëveshje me Hungarinë, e cila javën e kaluar bllokoi një paketë ndihme prej 18 miliardë euro (18.97 miliardë dollarë).
Marchenko tha se mbështetja financiare për Ukrainën është e vogël në krahasim me atë që shpenzuan vendet e zhvilluara për të luftuar urgjencat si kriza financiare globale e vitit 2008 dhe pandemia COVID-19.
Ai shtoi se dëmtimi i infrastrukturës civile do të kushtojë 0.5 për qind të prodhimit vjetor ekonomik vitin e ardhshëm, duke shtuar barrën ndërsa Ukraina përpiqet të mbulojë një deficit buxhetor të barabartë me 38 miliardë dollarë./FolDrejt/