Dita e 6 e luftës në Ukrainë po bëhet më e ashpër. Ndërsa Rusia paralajmëron për sulme në Kiev ministri i mbrojtjes në Ukrainë Oleksiy Reznikov ka paralajmëruar për një “sulm psikologjik” të mundshëm nga Rusia.
Përmes një postimi në Facebook, ai pretendon se Rusia po planifikon të prishë bisedimet.
“Pas kësaj, do të ketë një shpërndarje masive të lajmeve të rreme për udhëheqjen ushtarako-politike të Ukrainës që supozohet se ka rënë dakord për kapitullim”, shkroi ai.
“Për të vërtetuar lajmin e rremë, do të publikojnë foto të dokumenteve të nënshkruara dhe një video të rreme. Kjo është gënjeshtër”.
Ai shtoi: Nuk do të ketë kapitullim! Vetëm fitore!”