Inspektimi Shtetëror i Mjedisit i Ukrainës njoftoi se pushtimi rus në shkallë të plotë shkaktoi dëm mjedisor prej 55.9 miliardë dollarësh, sipas ministrit të Mbrojtjes së Mjedisit dhe Burimeve Natyrore të Ukrainës, Ruslan Strilets.
Sipas tij, një ditë lufte shkakton 111 milionë dollarë dëme mjedisore, raporton Kyiv Independent.
Strilets deklaroi se në këtë shumë nuk përfshihen dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i digës së Kahovkës më 6 qershor./FolDrejt/