Ministri i Infrastrukturës të Ukrainës ka thënë se marrëveshja për eksportin e grurit në Detin e Zi e arritur në korrik do të zgjatet edhe për 120 ditë të tjera, shkruan Al Jazeera, Fol Drejt.
“Nisma e Grurit të Detit të Zi do të zgjatet për 120 ditë,” shkroi ministri Oleksandr Kubrakov në Twitter, duke e quajtur atë “një hap tjetër të rëndësishëm në luftën globale kundër krizës ushqimore (globale).
“Ky vendim sapo u mor në Stamboll. Kombet e Bashkuara dhe Turqia mbeten garantues të Nismës”, thuhet në një deklaratë të ministrisë. /FolDrejt/