Tema e bisedimeve të paqes është shfaqur edhe një herë ditët e fundit, me SHBA-në që ofron bisedime me Rusinë nëse është serioze për përfundimin e luftës, shkruan Sky News, transmeton Fol Drejt.
Por çfarë do t’i duhej Ukrainës për t’u ulur me Rusinë?
Ministri i Jashtëm i vendit Dmytro Kuleba ka thënë se do të ketë dy kushte: Rusia të braktisë planet e saj të pushtimit dhe të tërheqë trupat e saj nga toka ukrainase.
Duke folur për kanalin indian të lajmeve NDTV, ai tha: “Pra, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duhen bërë dy gjëra – opinioni në Kremlin duhet të ndryshohet dhe fuqitë si India mund të ndihmojnë në lehtësimin e kësaj.
“Moska duhet të braktisë planet e saj të luftës dhe të kalojë nga nxitja e luftës në një linjë të menduari paqësore.
Së dyti, Rusia duhet të tërheqë forcat e saj nga i gjithë territori i Ukrainës.
Ai tha se këto do të ishin pikat fillestare që do të bënin të mundur bisedimet e paqes.
Disa komentues kanë sugjeruar që Ukraina duhet t’i dorëzojë territorin Rusisë në mënyrë që lufta të përfundojë.
Megjithatë, Ukraina dhe aleatët e saj më të fortë – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA-në – janë kundërshtuar fort kundër sugjerimit, duke thënë se Rusia nuk mund të lejohet të fitojë./FolDrejt/