Ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Viktor Lyashko, tha se 198 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 1,000 të tjerë janë plagosur në ofensivën ruse.
Ai nuk e sqaroi nëse viktimat përfshijnë vetëm ushtarakë, apo edhe civilë.
Agjencia e OKB-së për Refugjatë tha se mbi 120,000 refugjatë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre qëkur Rusia filloi sulmet më 24 shkurt.
Zëvendëskomisionarja e Lartë e OKB-së për Refugjatët, Kelly Clements, tha në një intervistë për rrjetin televiziv CNN se situata pritet të përkeqësohet.
Shumica e refugjatëve janë duke shkuar në Poloni dhe Moldavi, por edhe në Rumani, Sllovaki dhe Hungari./FolDrejt/