Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, deklaroi se buxheti i vitit 2024 për shëndetësinë është buxheti më i lartë që i dedikohet Shëndetësisë, që nga paslufta.
Në një postim në rrjetin e tij në Facebook, Vitia shtoi se në vitin 2019 buxheti për shëndetësi ishte 233 milionë, ndërsa ai vitit 2024 do të jetë mbi 345 milionë euro.