Sot, Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia dhe zv/ministrja. Dr. Dafina Gexha – Bunjaku mbajtën takimin e radhës në platformën elrektronike “Zoom” për të bashkërenduar aktivitetet me partnerët e rëndësishëm në sektorin e shëndetësisë, siç është “MASHAV Cooperation”.
Gjatë këtij takimi u bisedua për Kujdesin Emergjent si një prej shërbimeve vitale në sektorin e shëndetësisë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi u fol për mundësitë e trajnimit dhe ngritjes së kapaciteteve ekzistuese në Kujdesin Emergjent, përcjell Fol Drejt.
Ditë më parë, ministri Vitia takoi Ambasadoren e shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv ku u diskutua raporti me të gjetura dhe rekomandime lidhur me ofrimin e shërbimeve emergjente, me ç’rast shteti i Izraelit ka shprehur gatishmërinë për përkrahje në fushën e trajnimit dhe avancimit të stafit shëndetësor.
“MASHAV Cooperation” është programi zyrtar i bashkëpunimit ndërkombëtar i Izraelit për zhvillim, me synimin për të ndarë me pjesën tjetër të vendeve në zhvillim përvojën e shtetit të Izraelit për ekspertizën, trajnimet, teknologjitë inovative dhe metodologjitë e testuara./FolDrejt/