Me ftesë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri, ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia mori pjesë në “Kongresin e Shëndetësisë” që për synim kishte të bëjë bashkë politikëbërësit, ekspertët shëndetësorë, profesionistët e kujdesit shëndetësor, përdoruesit e shërbimeve dhe aktorë të tjerë në një forum të përbashkët për të ndarë përvojat dhe për t’u angazhuar në dialog në lidhje me sfidat e sistemit shëndetësor, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë, transmeton Fol Drejt.
Ministri Vitia ishte pjesë e panelit në sesionin e parë të këtij kongresi, me temë “Financimi i shëndetësisë për përmirësimin e sistemit shëndetësor duke rritur qëndrueshmërinë dhe përshtatshmërinë”.
Ministri Vitia paralajmëroi mundësinë e mbajtjes së një kongresi të tillë gjatë vitit të ardhshëm në Kosovë.
Ky sesion në fokus kishte modele të ndryshme të financimit të sistemit të kujdesit shëndetësor, si dhe në rolin që luajnë programet parandaluese dhe depistuese për adresimin e mirëqenies së popullatës, duke reduktuar kostot dhe barrën financiare në pjesën e shpenzimeve publike në shëndetësi. Gjithashtu, nga pjesëmarrësit diskutimi u përqendrua edhe në investimet e nevojshme për të rritur qëndrueshmërinë dhe gatishmërinë e sistemit të shëndetësisë./FolDrejt/