Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur një takim virtual me Këshillin e Kryetarëve të Komunave në lidhje me koordinimin dhe procesin e fillimit të vaksinimit pasë arritjes së kontingjentit të parë të vaksinave anti-covid 19.
Qëllimi i këtij takimi ishte që Kryetarët e Komunave të informohen nga Ministri i Shëndetësisë rreth procesit të shpërndajes dhe fillimit të vaksinimit pas arritjes së kontigjentit të parë të vaksionave.
Ministria i Shëndetësisë, Vitia, në këtë takim i njoftoi Kryetarët e Komunave rreth arritjes së kontigjentit të parë të vaksinave në Kosovë. Me arritjen e kontigjenti të parë të vaksinave, të parët që do të fillojnë të vaksinohet do të jenë personeli shëndetësor të cilët janë në vijë të parë të frontit dhe personat mbi moshën 80 vjeçare me sëmundje kronike më të mëdha.
Ministri Vitia, njoftoi kryetarët që procesi i vaksinimit do të filloj nesër në Klinikën Infektive dhe Sallën 1 Tetor, kurse në komuna të enjten ose premten e kësaj jave.
Në anën tjetër, Kryetarët e Komunave në këtë takim u shprehen të gatshëm që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe koordinimin sa më të mirë me Ministrinë e Shëndetësisë rreth procesit të fillimit të vaksinimit, por dhe sfidave të tjera me të cilat janë duke u ballafaquar komunat.