Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, priti sot në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka. Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin e deritashëm dhe rritjen e bashkëpunimit në sektorin e shëndetësisë.
“Japonia është prej vendeve mike që ka ofruar një mbështetje të çmuar në sektorin e shëndetësisë, veçmas në vitet e fundit gjatë ballafaqimit me pandeminë covdi-19. Përveç mbështetjes me pajisje për spitale e masa mbrojtëse gjatë pandemisë, ka bërë dhe studim për vlerësimin e nevojave për asistencë teknike në sektorin e shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e bërë nga Ministria e Shëndetësisë në profilin e tyre zyrtar në Facebook, përcjell Fol Drejt.
Ministri Vitia i shprehi ambasadorit Yamanaka, mirënjohjen për mbështetjen e deritanishme dhe gatishmërinë e Ministrisë së Shëndetësisë për thellim dhe zgjerim të bashkëpunimit në të ardhmen./FolDrejt/