Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim ambasadorin gjerman, Jörn Rohde, transmeton Fol Drejt.
Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, temë e takimit ishin çështjet shëndetësore, me theks të veçantë thellimi i bashkëpunimit në rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
Ministri Vitia e njoftoi ambasadorin Rohde me punët, planet por edhe sfidat e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Ishte konkludim i përbashkët që Kosova dhe Gjermania kanë raporte të shkëlqyera, raporte të cilat veç sa do të thellohen edhe më shumë në fushat specifike të shëndetësisë”, thuhet tutje në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë./FolDrejt/