Zëvendëskryeministri dhe ministri serb i Mbrojtjes Millosh Vuçeviq ka biseduar në telefon të martën me ministrin hungarez të Mbrojtjes Kristof Salaj Bobrovnicki, ndërsa sot në një bisedë telefonike ka shkëmbyer mendime me kolegun e tij italian Guido Crozet lidhur me situatën aktuale të sigurisë në Kosovë.
Ministri Vuçeviq u përcolli ministrave Bobrovnicki dhe Crozet vendosmërinë e Serbisë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon dhe nënvizoi se dhuna ndaj serbëve, e cila ushtrohet nga institucionet në Kosovë, duhet të ndalet sa më parë njoftoi ministria serbe e Mbrojtjes.
Ai përsëriti qëndrimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të shprehur në takimin me ambasadorët e vendeve të Kuintit, se kusht për ruajtjen e paqes në krahinën tonë jugore është tërheqja e menjëhershme e kryetarëve nga komunat në veri dhe forcat speciale të policisë së Kosovës./FolDrejt/