Ministri i Diasporës së Maqedonisë së Veriut ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Facebook se ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e diasporës me kryetarin e komunës së Berovës, z. Zvonko Pekevski.
“Sot nënshkruam marrëveshje për bashkëpunim në fushën e diasporës me Kryetarin e Komunës së Berovës, z. Zvonko Pekevski.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar, në komunë do të fillojë me punë zyra komunale “Qendra për diasporë”, e cila do të ketë funksion ndërmejreuees me qëllim që qytetarëve nga diaspora t’ju mundësohet akses më i lehtë për informatat e nevojshme dhe dhënien e udhëzimeve shtesë në bazë të të drejtave dhe detyrimeve në procedurat përkatëse para autoriteteve kompetente gjatë qëndrimit të tyre në vendin amë.
Ky fillim i ri i bashkëpunimit do të krijojë lidhje të përhershme mes RMV-së dhe diasporës sonë jasht vendit dhe do të jetë në dobi të saj, si dhe në dobi të banorëve të Komunës së Berovës”, ka shkruar Çupi në Facebook, transmeton Fol Drejt.
Ky është postimi i tij i plotë në Facebook: