Rusia ka filluar të zgjerojë pozicionet e saj mbrojtëse përgjatë kufirit me Ukrainën, tha Ministria Britanike e Mbrojtjes në përditësimin e saj të fundit të inteligjencës, shkruan Sky Neës, transmeton Fol Drejt.
Gërmimi i llogoreve është raportuar në rajonin kufitar të Belgorodit të paktën që nga prilli, por ndërtimet e reja janë më të përpunuara dhe “të dizajnuara për të kundërshtuar sulmin e mekanizuar”, shkroi ministria në Twitter.
“Ekziston një mundësi realiste që autoritetet ruse po promovojnë përgatitjet mbrojtëse brenda territorit rus të njohur ndërkombëtarisht për të ndezur ndjenjën patriotike”./FolDrejt/