Ministria e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, në raportin e saj të rregullt për situatën në Ukrainë, shkruan se forcat ruse dje e sulmuan kolonën me ndihma humanitare në Zaporizhzhia – ku Ukraina thotë se mbetën të vrarë të paktën 30 civilë.
Kjo ministri raporton se armët e përdorura në këtë sulm “me shumë gjasë ishin raketa ajrore me rreze të gjatë veprimi, por që u përdoren për sulm tokësor”.
Në raport thuhet se stoku i Rusisë me raketa të tilla mund të jetë i kufizuar dhe se ato janë ‘resurs me vlerë të madhe’ të disejnuara të rrëzojnë avionë dhe raketa, e jo për targete tokësore.
Prandaj, ministria britanike e Mbrojtjes vlerëson se përdorimi i raketave të tilla në sulm tokësor tregon për zvogëlim të armatimit të Rusisë, veçanërisht të raketave me rreze të gjatë veprimi.