Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se e kanë edhe planin B me ndryshime ligjore nëse opozita e bllokon Vettingun.
Ajo, me anë të përgjigjeve nëpërmjet story-ve në Instagram, ka deklaruar se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me të gjitha subjektet politike.
“Ne synojmë ndryshimet kushtetuese dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me secilin subjekt politik, pra edhe partitë opozitare”.
“Sigurisht që e kemi edhe planin B me ndryshime”, ka thënë Haxhiu, transmeton KlanKosova.tv.