Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka nënshkruar vendimin i cili siguron rreth 200,000 euro më shumë për familjet që strehojnë fëmijë pa kujdes prindëror, raporton Fol Drejt.
“Sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve kam nënshkruar vendimin i cili siguron një mbështetje më të madhe për fëmijët në strehim familjar, me qëllim të rritjes së mirëqenies së tyre.”, shkroi Haxhiu në Facebook.
Haxhiu theksoi se mbetet e përkushtuar që edhe më tutje të ngris dhe fuqizojë konceptin e strehimit familjarë si një ndër format më të mira të mbrojtjes së fëmijëve pa kujdes prindëror.
“Familja strehuese është ambienti i cili tek fëmija krijon ngrohtësinë familjare, gjë e cila është shumë e rëndësishme për rritjen e fëmijës, formimin e tij/saj psikologjik dhe ndjenjën emocionale të fëmijës prandaj edhe mbështetja jonë institucionale do jetë e vazhdueshme.”, shtoi Haxhiu. /FolDrejt/