Ministria e Drejtësisë sot ka mbajtur punëtorinë lidhur me Projekt-Rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e vendeve të punës, thuhet në një njoftim të kësaj Ministrie, transmeton Fol Drejt.
Me këtë rast, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, tha se Ministria e Drejtësisë është në fazën e fundit për finalizimin e Planit Zhvillimor Strategjik të Ministrisë së Drejtësisë për vitet 2022-2025 dhe në këtë drejtim sipas tij është i rëndësishëm edhe finalizimi i Rregullores së Organizimit të Brendshëm dhe Agjencive Ekzekutive, që janë në kuadër të saj.
“Vlerësoj që draft-rregullorja është në përputhje me planifikimin strategjik dhe orientimin afatgjatë që ka Ministria e Drejtësisë duke e pasqyruar në të edhe Planin Zhvillimor Strategjik. Draft-rregullorja e re ka përfshirë rekomandimet e dala nga procesi i Rishikimit Funksional dhe të Strategjisë për Sundimin e Ligjit”, tha zv. ministri Sallahu.
Rregullorja e re parasheh ristrukturimin e departamenteve dhe divizioneve ekzistuese por mundëson edhe krijimin e njësive të reja, në përputhje të plotë me planin dhe strategjinë zhvillimore.
Punëtoria e sotme është mbështetur nga Programi EUKOJUST./FolDrejt/