Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se nesër do të mbajë një konferencë për media, transmeton Fol Drejt.
Mbajtja e kësaj konference vjen me rastin e lansimit të “Thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar”.
Konferenca do të mbahet në Kino Armata, nga 10:00-12:00.
Agjenda:
- 10:15 – 10:20 Albin Kurti, Kryeministri i Republikës së Kosovës
- 10:20 – 10:25 Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë
- 10:25 – 10:30 Alessandro Bianciardi, Zyra e BE-së në Kosovë
- 10:30 – 10:45 Prezantim i thirrjes publike dhe procesit të aplikimit
- 10:45 – 11:00 Prezantimi i videove
- Koktej rasti dhe bashkëbisedim