Furnizimi me energji elektrike është nën kontroll pavarësisht nga një seri sulmesh ruse në infrastrukturën gjeneruese të energjisë, ka thënë Ministria e Energjisë së Ukrainës, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Ndaras nga kjo, kreu i DTEK, kompania më e madhe private e energjisë në vend, tha se nuk kishte nevojë që njerëzit të largoheshin nga Ukraina për të lehtësuar presionin mbi burimet e energjisë.
Sulmet me raketa ruse kanë gjymtuar pothuajse gjysmën e sistemit energjetik të Ukrainës dhe autoritetet në Kiev thanë të premten se një mbyllje e plotë e rrjetit energjetik të kryeqytetit ishte e mundur.
“Duke mohuar deklaratat e panikut të përhapura nga rrjetet sociale dhe mediat online, ju sigurojmë se situata me furnizimin me energji është e vështirë, por nën kontroll”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Energjisë. /FolDrejt/