Ministria e Financave dhe Transfereve ka njoftuar se Thesari ka urdhëruar procesimin e pagesës së skemës së ndihmës/asistencës sociale për të gjithë përfituesit e saj, përkatësisht 24,198 familje.
Sipas një njoftimi të MFT-së, përfituesit e kësaj skeme mjetet financiare mund t’i tërheqin nga nesër më 24 mars 2020, pagesa të cilat bëhen afër 10 ditë para afatit të zakonshëm, për shkak të gjendjes së krijuar.
“Duke pasur parasysh situatën aktuale të pandemisë dhe masave që po merr Qeveria për luftimin e saj, me qëllim të mbështetjes së familjeve në asistencë sociale, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi ka vendosur që për të gjithë përfituesit të paguhet shuma e DY muajve e ndihmës sociale, të cilat qytetarët mund t’i marrin përnjëherë. Gjithashtu, po gjatë ditës së sotme Thesari ka urdhëruar procesimin e pagesës së skemës për “Masat aktive të tregut të punës” të Agjencisë së Punësimit. Prandaj, luten përfituesit që për të ruajtur shëndetin të kenë kujdes të shtuar dhe ndjekin këto udhëzime shtesë: JU LUTEMI: që tërheqjen e mjeteve ta bëni në vijimësi dhe në kohë kur nuk ka shumë vizita apo lëvizje, në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e ‘corona virusit’. JU LUTEMI: shtyni tërheqjen në ditët në vijim, pasi që zyrat postare dhe degët bankare janë të gatshme t’i përgjigjen secilit prej juve, dhe secili do të ketë mundësi të bëjë tërheqjen e mjeteve”, thuhet në njoftim