Ministria e Financave përmes një njoftimi në facebook, ka bërë me dije se tatimi në pronë është tatim që mblidhet nga komunat dhe që përbën njërin nga burimet kryesore të të hyrave vetanake për komunat.
Siç bën me dije tutje kjo Ministri, është obligim që në baza të rregullta, të bëhet vlerësimi i pronave të paluajtshme, ndërkaq shkallën e tatimit e përcaktojnë vetë komunat.
Ndër tjerash, në njoftimin e kësaj Ministrie thuhet se departamenti i Tatimit në Pronë, në kuadër të MFPT, përgjatë vitit 2022 ka kryer vlerësimin e përgjithshëm të tokave dhe objekteve rezidenciale, si dhe ka përpiluar raporte të vlerësimit për prona rezidenciale më datë 31.10.2022, për të cilat janë njoftuar të gjitha Komunat.
Përgjatë vlerësimit të pronave rezidenciale, Departamenti i Tatimit në Pronë ka bashkëpunuar ngushtë me komunat për të përcaktuar çmimin për m2 për objekte dhe toka./FolDrejt/