Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar se nesër, shkaku i disa punimeve, do të mbyllet një segment i rrugës Prishtinë – Mitrovicë, transmeton Fol Drejt.
Saktësisht, sipas njoftimit, nesër do të bëhet mbyllja e segmentit nga dalja e Vushtrrisë deri në fshatin Smrekonicë- Lot 3.
“Ju njoftojmë se duke filluar nga nesër 25 mars 2022 (E premte), do të bëhet mbyllja e në pjese të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht segmenti nga dalja e Vushtrrisë deri në fshatin Smrekovnicë Loti 3, pasi që në këtë pjesë do të zhvillohen punimet e asfaltimit të kësaj rruge.
Për shkak të zhvillimit të këtyre punimeve do të shfrytëzohet rruga alternative.
Punimet në këtë segment do të fillojnë nesër më 25 mars 2022, nga ora 7.00 e mëngjesit dhe do të përfundojnë me 27 mars 2022 ( e diele).
Kërkojmë nga ana e qytetarëve mirëkuptim, pasi që punimet në fjalë do të realizohen më shpejt dhe më sigurt” – thuhet në komunikatë./FolDrejt/