Ministria e Jashtme e Rusisë tha që, në rast se Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s, kjo mund të çojë në një rritje të militarizimit të rajonit të Arktikut, shkruan Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Duke folur në një konferencë, zëdhënësja Maria Zakharova tha se pranimi i dy vendeve në aleancë do të nënkuptonte “një rritje të konsiderueshme të tensioneve” në rajon. /FolDrejt/