Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ruse ka thënë se derisa një përplasje me Perëndimin është e mundur, një konflikt i drejtpërdrejtë bërthamor me ShBA-në dhe NATO-n nuk do të ishte në interesin e Rusisë.
“Ngjarjet në Ukrainë tregojnë qartë se një përplasje me Perëndimin kolektiv është mjaft reale”, tha Ivan Nechayev, siç raportohet nga agjencia e lajmeve Interfax.
Moska është “e përkushtuar ndaj parimit se nuk mund të ketë fitues në një luftë bërthamore dhe ajo nuk duhet të lëshohet kurrë”, tha ai.
“Rusia, si fuqi bërthamore, do të vazhdojë të veprojë me sa më shumë përgjegjësi. Një përplasje e drejtpërdrejtë me ShBA-në dhe NATO-n nuk është në interesin tonë. Doktrina ushtarake ruse lejon një përgjigje bërthamore vetëm në përgjigje të agresionit, duke përdorur armë të shkatërrimit në masë, ose kur vetë ekzistenca e shtetit është e kërcënuar”.